INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja PSE u përlotën Elita Rudi dhe Milaim Zeka 'live' në emision [VIDEO]

Ja PSE u përlotën Elita Rudi dhe Milaim Zeka 'live' në emision [VIDEO]

Publikuar më: 22:43 07-11-2020

Në puntatën e shtatë të spektaklit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishin të ftuar çifte mjaft të njohur e të ndjekur nga publiku shqiptar.

Dy nga çiftet e ftuar ishin Milaim Zeka dhe partnerja e tij, Edlira Qefalija edhe Gjiko së bashku me partneren e tij Elita Rudin.

Pas sqarimit të situatës që ishte krijuar nga Milaimi për “ngacmimin” ndaj partneres së reperit, gazetari i rrëfen Gjikos një sekret të Elitës, që i bëri të përloten të gjithë.

“Gjiko dëshiroj të të them një sekret të nuses tënde, meqenëse jemi këtu te Luana, e kam patur gjithmonë dëshirë ta them publikisht. Elita e ka ndihmuar djalin e motrës sime kur ai ka qenë me kancer, kështu që e falenderoj shumë”, kështu ai e falenderoi mes lotësh moderatoren dhe vazhdoi duke i thënë Gjikos se sa me fat është.

“Ti ke patur fat që ke marrë një njeri si Elita, njejtë ajo për ty! Elita ka dalë në rrugë bashkë me mua dhe kemi tubu lekë për shërimin e tij edhe pse ai ka vdekur”

Besoj që ka qenë vendi dhe momenti më i mrekullueshëm me i shpreh respekt dhe falenderim Elitës për këtë, në mënyrë që Elita të jetë shembull për vajzat dhe të tjerë. E të jetë një kujtim për gocën kur të lindë e të thotë “Mami e ka bërë këtë të mirë”, përfundoi Milaimi, teksa preku të gjithë me këtë rrëfim.

Siç tha edhe autorja e programit Luana Vjollca: “Shiko Kush LUAN” është program humori, por emocionet e tilla kanë një vlerë të pabesueshme!”

Article Logic
Execution time: 0.0025651454925537