INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse u vetëvra 15 vjeçarja në Elbasan

Ja pse u vetëvra 15 vjeçarja në Elbasan

Publikuar më: 11:33 25-05-2016

Ishte vetëm në vitin e parë në gjimnaz, por 15 vjeçarja XH. P nga Elbasani nuk ka mundur të përballojë depresionin e çastit. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në Elbasan, ndërsa këtë të mërkurë policia ka zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.
Mësohet se shkak i vetëhelmimit të vajzës ka qenë një debat mes saj dhe babait, i cili e ka gjetur atë duke biseduar në telefon. Familjarë të vajzës bëjnë të ditur se babai i ka bërtitur duke i thënë se me kë fliste në telefon, por duket se kjo e ka lënduar shumë të miturën. E prekur nga kjo fjalë, ajo ka hyrë në dhomën e saj dhe ka konsumuar një sasi të konsiderueshme fostoksine. Më pas kanë qenë të afërmit e familjes së saj ata të cilët e kanë gjetur vajzën në gjendje shumë të rëndë për jetën. Edhe pse ajo është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të konsumimit të madh të helmit.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes, dhe pasi ka marrë në pyetje familjarët ka arritur në përfundimin se shkak i vetëvrasjes së të miturës ka qenë një depresion i çastit.

Article Logic
Execution time: 0.0042510032653809