Në vitin 2002 Muhammad Ali u nderua me një yll në botën e famshme Hollywood Walk of Fame , por ky nuk ishte si të gjithë yjet e tjerë.
Duke thyer traditën, ylli i legjendës nuk u vendos në trotuar në kompleksin Kodak Theater për t’iu rreshtuar yjeve të tjerë, por në mur.
Arsyeja? Kjo sepse ish boksieri ishte shprehur se nuk donte që emrin e tij ta shkelnin njerëz që nuk kishin repeskt për të.
" Unë mbaj emrin e të dashuri tonë, Profetit Muhamed ( paqja qoftë mbi të ) prandaj është e pamundur që të lejoj njerëzit të shkelin mbi emrin e tij , " ka thënë 59 vjeçari . Hollywood Walk of Fame përfshin më shumë se 2500 yje tëvendosur në trotuare, Në mbi 15 blloqe të Hollywood Boulevard dhe tre blloqe Vine Street në Hollywood , Kaliforni . Ali është ylli i vetëm emri i të cilit nuk ndodhet në dysheme, por në mur.
Ish- kampioni i boksit vdiq në moshën 74 vjeçare pasi u shtrua në spital me probleme të frymëmarrjes . Ai kishte luftuar me sëmundjen e Parkinsonit për më shumë se 30 vjet.
Muhammad Ali, the only person whose Hollywood Walk of Fame Star is hanging on a wall, not for anyone to step on pic.twitter.com/OLw89EDEIU
— Crystal Johnson (@Crystal1Johnson) June 4, 2016