Rita Ora sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Your Song” pas dy vitesh mungesë.
Por ende pa shijuar tamam suksesin e këngës, 26 vjeçarja ka nisur koncertet ku edhe ka kënduar për herë të parë këngë të reja. Në koncertin fundit që mbajti ditën e djeshme, këngëtarja këndoi një nga këto këngë, që mbante titullin “Girls” në të cilën dëgjohet të thotë: “I Just wanna kiss girls”. Hmm si fjali e dëgjuar apo jo? Kujtojmë që dikur edhe Katy Perry këndonte: “I kissed a girl”. Të jetë kjo një dëshirë e vjetër e vajzave? Jemi kuriozë të dimë nëse e kanë bërë realitet këtë dëshirë apo akoma. /intv.al/