INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja qëndrimi i Ramës për Xhisiela Malokun...

Ja qëndrimi i Ramës për Xhisiela Malokun...

Publikuar më: 10:36 29-09-2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit të PS.

Sipas tij dhuna ndaj vajzës është e pafalshme po aq sa dhuna politike që po ushtrohet mbi të. Rama thekson se askush nuk është mbi ligjin si dhe garanton qytetarët se policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit Rahman Rraja.

ramaxhisiela.jpg

 

 

Djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja akuzohet se ka dhunuar Xhisiela Malokun. Kjo ngjarje është bërë një nga temat më të diskutuara. Ishte ish nënkomisari i komisariatit të Krujës Emiljano Nuho, i cili në një intervistë u shpreh se djali i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë në prani të Taulant Ballës. Që sipas tij ky i fundit e nxori Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist nga qelia.

Ndërkohë në rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore thuhet se Xhisiela Maloku është dhunuar. Rezultati i është bashkëngjitur dosjes hetimore për djalin e deputetit.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158