INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja reagimi i Palokës / Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm…

Ja reagimi i Palokës / Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm…

Publikuar më: 15:50 15-05-2018
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj ministrit Fatmir Xhafaj. Në një status në facebook, Paloka thotë se Xhafaj fshihet pas karriges së ministrit të Brendshëm.
 
Paloka: Pse hesht Ministri i Brendshëm?
 
Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti i vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm.
Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur shqiptarët panë sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm kapet në pazare droge, por Fatmir Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.
 
Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm:
1. Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës
2. Pengon hetimin e të vëllait për trafik droge
3. Pengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg. 
4. Pengon zbatimin e ligjit antimafia.
 
paloka.PNG
Article Logic
Execution time: 0.003324031829834