INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ja rezidenca e kombëtares shqiptare në Francë

Publikuar më: 11:47 05-01-2016

Kombëtarja shqiptare duket se ka përzgjedhur jugun e Francës për akomodimin e lojtarëve gjatë "EURO 2016".

“Hotel de Mougins”, me 4 yje, do të jetë rezidenca e kombëtares shqiptare në Francë. Ky hotel është i vendosur në kodër të Kanës, është vetëm 10 minuta nga Croisette dhe 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Nicës. Ky vend ofron të gjitha pasuritë me thjeshtësi dhe bukuri të rivierës franceze: plazhet e saj, detin e saj, peisazhet e Cézanne.

Atmosfera e hotelit është qetësia dhe rehatia. Një vend unik për të praktikuar artin e relaksimit.Ka qenë “RMCSport”, ajo që ka zbuluar të gjitha hotelet e akomodimit të skuadrave pjesmarrëse në finalet e “Euro 2016”. Ndryshimet në vend-qëndrim e akomodim mund të bëhen sidomos pas hedhjes së shortit, mbrëmjen e sotme, kur skuadrat do të mësojnë kundërshtarët e tyre në grup.


Fusha në të cilën do të stërvitet kombëtarja gjendet mes një parku të madh per t'i siguruar freskinë lojtareve në ditët me vapë të qershorit. Lëvizjet për në stadiumet përkatëse do të bëhet me avion ose me tren.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383