INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja rezultatet e takimit në Presidencë mes Nishanit dhe ekspertëve

Ja rezultatet e takimit në Presidencë mes Nishanit dhe ekspertëve

Publikuar më: 13:28 08-08-2016

Presidenti Bujar Nishani pas një takim që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta me konstitucionalistë dhe ekspertë të ligjeve mbi përzgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, tha se çdo akt ligjor që del nga Institucioni i Presidentit të Republikës bazohet mbi sjelljen institucionale dhe ai do të jetë i mirë argumentuar dhe i përgjegjshëm, në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Nishani thirri për konsultime ekspertë të njohur të jurisprudencës, për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime e pikëpamje mbi proçesin ligjor të shqyrtimit dhe të përzgjedhjes me anë të shortit të kandidaturave për anëtarët e ardhshëm të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë, pasi aktualisht është një pengesë që lidhet me mungesën e ligji për zbatimin e tij, ndërsa afatet ligjore të emërimit të tyre janë deri në datë 11 gusht.
Presidenti e ka të pamundur të mbledhë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, pasi ligji për vetingun nuk është miratuar ende nga parlamenti. Për këtë arsye, Nishani ka thirrur dhe jë takim tjetër që do të mbahet të martë me kryetarët e grupeve parlamentare.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127