INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja rezultatet e testit antidoping për Luiza Gegën

Ja rezultatet e testit antidoping për Luiza Gegën

Publikuar më: 16:17 27-07-2016

Përgjigjet e analizave të testit antidoping, kanë rezultuar negative për atleten Luiza Gega. Gega doli nënkampione Europe në garat e Budapestit, duke nderuar në këtë mënyrë gjithë shqiptarët. Disa ditë para nisjes për në Olimpiadën e Brazilit, atletes shqiptare iu morën disa kampionë gjaku dhe urine, për të bërë këtë test, nëse Gega kishte përdorur ndonjë substancë të palejueshme para garave të Budapestit. Fatmirësisht testet kanë rezultuar negative dhe tashmë, atletja është përfundimisht nënkampione Europe.

Në këtë mënyrë, Luiza Gega rezultoi e pastër, siç kishte premtuar ajo dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, duke hedhur poshtë çdo aludim. Vetë trajneri i saj Taulant Stërmasi e ka konfirmuar lajmin dhe është shprehur mjaft i kënaqur.

"Dje na kanë ardhur përgjigjet e fundit nga Amsterdami. Kemi bërë pesë të tilla atje dhe rezultuan negative. Siç kisha thënë gjithçka ishte thjesht çështje kohe. Kontrollet për Luizën janë pjesë e sportit të përditshëm. Jemi pjesë e saj dhe respektojmë procedurat për një sport sa më të pastër.

Sot i ka shkuar konfirmimi dhe Federatës Shqiptare të Atletikës nga Federata Europiane për përgjigjet negative të testeve antidoping", përfundoi trajneri Taulant Stërmasi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041060447692871