Kompania gjigante e smartphone ka prezantuar në Barcelonë fjalën e fundit të teknologjisë, Samsung galaxy s9 s9+.
Pamja elegante dhe tre ngjyrat e përdorura si vjollcë, zi dhe blu ka bërë që shumë persona të dashurohen pas risisë së samsung.
Galaxy s9 vjen me korniza më të vogla rreth ekranit me një lexues më të mirë për shenjat e gishtit gjithashtu dhe me ekrane të teknologjisë “Infinity Super AMOLED” me rezolucion “Quad HD”.
Ky smartphone është dizenjuar me një lente të re të dyfishtë që fuqizon një kamera inovative në ndriçim të ulët, aftësi video Super Slow-mo dhe Emoji AR të personalizuara, Galaxy S9 dhe S9+ u sigurojnë përdoruesve që të mos humbasin asnjë moment dhe të bëjnë epike çdo ditë të jetës së tyre.
Por jo vetëm kaq mësohet se gjithashtu galaxy s9 dhe s9+ kanë procesorin më të fundit në treg, SoC , i cili përbëhet nga tetë bërthama të cilat kanë një shpejtësi prej 2.8 GHz .
Gjithashtu galaxy s9 është i pajisur me një altoparlantët dhe më të fuqishëm.
Sipas mediave ndërkombëtare, çmimi për S9 do të nisë nga 850 euro dhe S9+ prej një mijë euro. Prej 25 shkurtit nisin porositë e tyre, ndërsa shpërndarja gjatë muajit mars.