Përvec vdekjes së mbretit të Pop-it Michael Jacskon në vitin 2009, kanë mbetur edhe mistere të tjera ende të pazbuluara nga jeta e tij.
Njëra ndër to është edhe kjo që është publikuar së fundmi. Pas vdekjes së tij, shumë gra kanë deklaruar se kanë qenë të dashura të këngëtarit.
Shana Mangatal është e fundit e cila ka shkruar edhe një libër ku pretendon se ka patur një lidhje dashurie më mbretin e Pop-it i cili ka qenë për të dashuriua e parë. “Historia e patreguar e romancës sekrete me Michael Jackson” titullohet libri i cili do të publikohet në gusht por disa detaje janë shpërfaqur për publikun. Në këtë libër ajo ka hedhur cdo ndjenjë ndaj mbretit të Pop-it, ndejnjat për të cilin i përshkruan si ndjenja të mira dhe të këqija njëkohësisht. “Dashuria ime e parë, pra Michael Jackson, ishte bekim dhe mallkim në të njëjtën kohë”, shkruan ajo.