INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja rregullat e De Biasit për lojtarët gjatë grumbullimit në Austri

Ja rregullat e De Biasit për lojtarët gjatë grumbullimit në Austri

Publikuar më: 12:11 25-05-2016

Kombëtarja jonë përfaqësuese ka dy ditë që është grumbulluar në kompleksin Waldersdofer në Austri, në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në “Euro 2016”. Grumbullim gjatë të cilit do të zhvillojë 2 takime miqësore, me Ukrainën dhe Katarin.

Trainerët italianë, janë të njohur për rregullat strikte dhe disiplinën në ekipet e tyre, kështu që nuk mund të bënte përjashtim edhe traineri i kombëtares sonë, Gianni De Biasi. Në mënyrë që lojtarët të jenë sa më në formë, dhe të përqëndruar për objektivat e vëna, tekniku Italian u ka vendosur disa rregulla.

 Ja rregullat e De Biasit në Austri:

- Nuk ka takime për dy javë me familjarët apo partneret.
- Nuk lejohen celularët gjatë kohës së ushqimit.
- Nuk ka dalje nga dhoma pas orës 23:00

Traineri ka qënë disi liberal për vendosjen e lojtarëve nëpër dhoma. Ai ka vënë vulën e listës por ka marrë parasysh dhe miqësitë moshën apo preferencat personale të lojtarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207