INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa ditë pushimi të paguara kanë shqiptarët në krahasim me botën

Ja sa ditë pushimi të paguara kanë shqiptarët në krahasim me botën

Publikuar më: 11:00 01-05-2017

Shqiptarët përgjatë një viti kanë 32 ditë pushimi të paguara.

Sipas kodit të punës në Shqipëri janë 20 ditë pune leje dhe 12 ditë numërohen si festa zyrtare.

Ditët kur festat zyrtare përkojnë të dielën, e hëna është ditë pushimi. Në përgjithësi kompanitë e mëdha private i respektojnë ditët e pushimit, sikurse dhe administrata publike.

Megjithatë shumë biznese privatë nuk e respektojnë kodin e punës dhe për punonjësit e tyre nuk ka pushime në fundjavë apo në festa zyrtare.

Gjithsej për ta numërohen veç 10 ditë pushime.

Në Evropë, sipas një harte të publikuar nga wikipedia, në krye të klasifikimit si vend me më shumë ditë pushimi të paguara është Austria me 41 ditë, e ndjekur nga Finlanda, Franca dhe Spanja me 36 ditë pushimi. Në vend të tretë është Italia së bashku me Gjermaninë, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar me 32 ditë pushimi, po aq sa Shqipëria. Ndërsa Holanda ka vetëm 20 ditë pushimi të paguara.

Nga vendet e rajonit, Serbia ka 31 ditë pushimi në total, Maqedonia ka 35 ditë. Mali i Zi është shteti më punëtor në rajon me 25 ditë. Edhe në Greqi pushohet 25 ditë.

Në botë vendi me më shumë ditë pushimi është Sri Lanka, banorët e të cilit kanë 46 ditë pushimi në vit, ku përfshihet leja vjetore dhe pushimet.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834