INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa do jenë pagesat në 9 rrugët e vendit…[FOTO]

Ja sa do jenë pagesat në 9 rrugët e vendit…[FOTO]

Publikuar më: 09:33 27-07-2016

Tashmë janë publikuar tarifat që do paguajë çdo drejtues makine që do ti duhet të qarkullojë të paktën në 9 rrugë të vendit. Thujase të gjithë akset që lidhin vendin drejt jugut dhe veriut, sipas një strategjie të qeverisë, do të jepen me konçesion.
Strategjia e taksimit të rrugëve është rekomanduar nga BERZH dhe sipas saj tarifat që do të paguajnë në të ardhmen varjon nga 0.5 euro, në 3.5 euro për kilometër. Pra sa më e largët të jetë rruga aq më e lartë do jetë tarifa. Në strategji rekomandohet që aplikimi i taksimit për koncesionin e rrugëve, të zhvillohet në 3 faza. Për zbatim të menjëhershëm, rekomandohet vendosja e taksës në rrugët Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan dhe rruga e Arbrit, e cila ende nuk ka përfunduar.
Vetëm pak ditë më parë një nga akset më kryesore të vendit, Rruga e Kombit u dha me koncesion. Sipas kësaj marrëveshje, drejtuesit e automjeteve që do të qarkullojnë aty, do të jenë të detyruar të paguajnë 5 euro. Sipas Panorama, ky vendim i qeverisë ka ngjallur mjaft reagime, veçanërisht nga bizneset në zonën e Kukësit.
Kundërshtarët e këtij konçesioni sipas një logjike të thjeshtë kanë argumentuar se pagesat janë të gabuar për faktin se Rruga e Kombit është ndërtuar me fonde publike dhe jo private. Kurse për sa i përket mirëmbajtjes së rrugëve automjetet, deklarohet se kanë paguar gjithmonë një taksë.

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826