Do ta keni vënë re që miqtë tuaj, Hillary Clinton dhe familja Clooney kanë qenë shumë të zënë për t‘iu kushtuar kohë së fundi.
Ata do ta kompensojnë kohën e humbur duke ju ftuar në një darkë në shtëpinë e tyre . George dhe Amal do të organizojnë një darkë të veçantë për mbledhje fondesh në emër të kandidates demokrate për presidente.
Eventi do të mbahet në Los Angelos, në prill me bileta të hapura për publikun që do të kushtojnë 33.400 dollarë.
Në një e-mail dërguar mbështetësve të Clinton, George përkrahu këtë të fundit si kandidaten më të mirë duke shkruar: “Në gjithë këtë rrëmujë, ka patur vetëm një zë të qëndrueshëm, një zë të tolerancës dhe eksperiencës së një kandidateje që ka shpenzuar një jetë duke luftuar për të drejtat e atyre me më pak fat. Një kandidate që e njeh mirë kompleksitetin e marrëdhënieve tona ndërkombëtare dhe ajo është Hillary Clinton. Fatkeqësisht, Clooney zbuloi se nuk do të ishte ai që do të gatuante personalisht për rastin në fjalë. Sa keq se nuk do ta kishim humbur këtë rast!