Nisur nga fakti që Kim Kardashian është kthyer në një ikonë mode për shumë vajza, këto të fundit janë më tepër kurioze se kush qëndron pas stilit të saj të veçantë.
Christine Centenera mban emrin stilistja e cila kujdeset për veshjen e Kim në çdo dalje të kësaj të fundit. Por sa e paguan 35 vjeçarja stilisten e saj?
Plot 1 milione dollarë është shifra e cila duket se e justifikon lodhjen e saj për të kururar imazhin e Kimit. Sipas “The Sunday Telegraph”, kjo pagë përfshin kujdesin për të gjithë garderobën e 35-vjeçares. Por kjo nuk kufizohet thjesht në një marrëdhënie pune sepse Kim dhe Christine janë edhe shoqe të ngushta dhe kjo vihet re edhe në fotot e tyre në Instagram.