iPhone janë një ndër telefonat më të preferuar dhe më të përhapur në botë, por askush deri më sot nuk e dinte se sa parashikohet të zgjasin këto pajisje.
Gjigandi Apple, për herë të parë ka zbuluar se telefonat e tij të shtrenjtë, llogaritet të jetojnë vetëm 3 vjet. Deklarata vjen pas shumë vitesh diskutime dhe aludime për jetëgjatësinë e paisjeve të Apple.
Kompania e zbuloi këtë fakt për të treguar kontributin e saj në të mirë të mjedisit. Megjithatë, ndonëse 3 vjet mund të duket një kohë tepër e shkurtër për jetëgjatësinë e një telefoni, Apple ka bërë hapa pozitivë për të zgjatur jetëgjatësinë e iPhone –ve, duke i lejuar përdoruesëve që të përditësojnë sistemin iOS.