INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa fitojnë në vit Kendall Jenner, Gigi Hadid dhe modelet e Victoria’s Secret [FOTO]

Ja sa fitojnë në vit Kendall Jenner, Gigi Hadid dhe modelet e Victoria’s Secret [FOTO]

Publikuar më: 19:30 02-11-2016

Kendall Jenner dhe Gigi Hadid janë vetëm 20 dhe 21 vjeç dhe tashmë kanë bërë miliona dollarë si modele të Victoria’s Secret. Forbes ka publikuar një listë të modeleve më të paguara, të cilën ndoshta do ishte më mirë të mos e lexonim, sepse do i biem kokës me grushta nga xhelozia. 

Nuk përbën surprizë që Gisele Bundchen kryeson listën, duke u rënditur e para. Modelja 36 vjeçare ka një karrierë shumë të pasur, pasi ka punuar me Chanel, Pantene dhe Carolina Herrera. Ajo gjithashtu ka linjën e saj së të brendshmeve dhe produkteve kozmetike për fytyrën, që sigurisht i çojnë shumë të ardhura në bankë. Supermodelja fiton rreth 30.5 milion$ në vit.

Vendi i dytë i takon Adriana Lima-s me rreth 10.5 milion$ në vit. Nëna e dy fëmijëve, fiton shumë falë partneritetit me Maybelline dhe me linjën e saj L Brands.

adriana.jpg

Modelja e 3-të më e paguar është vajza që e duam shumë, Kendall Jenner. Bukuroshja amerikane i ka rritur fitimet e saj me 150%, duke i çuar në 10milion$, nga 4milion$ që ishte vitin e kaluar. Kendall ka bashkëpunuar me Calvin Klein dhe Estee Lauder, por përfaqësuesi i agjensisë së 20 vjeçares, Chris Gay, ia atribuon këtë sukses edhe rrjeteve sociale. Bën sens, pasi 68 milion ndjekës në Instagram, nuk janë pak.

kendall1.jpg

Sy për sy e dhëmb për dhëmb me Kendall Jenner qëndron shoqja më e mirë e Taylor Swift’s Karlie Kloss. Modelja punon me 18 marka të ndryshme duke përfshirë këtu L’Oréal dhe Express.

kloss.jpg

Pas Kloss, Gigi Hadid dhe Brit Rosie Huntington-Whiteley, ndajnë së bashku vendin e 5-të. Të dyja fitojnë rreth 9milion$. Ashtu si Kendall, edhe rrjetet sociale të Gigi-t kanë ndikuar në këtë rritje stratosferike të të ardhurave.

gigi1.jpg

Dy mikeshat më të mira do të fluturojnë për në Paris, në fund të Nëntorit, për të sfiluar në shfaqjen magjike të Victoria’s Secret.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322