INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa gjatë mbetet droga në trup

Ja sa gjatë mbetet droga në trup

Publikuar më: 14:47 04-09-2018

Me gjithë faktin që tashmë gjysma e planetit e ka legalizuar marihuanën, tek ne ende është illegal konsumim i saj.

Nëse ju nevojitet dozë e caktuar e THC-së për pushim dhe relaksim, ose, fatkeqësisht, për shkak të problemeve shëndetësore, me siguri ende ju intereson se sa gjatë mund të qëndrojë droga në organizëm?

Testet më të njohura për drogë do të kërkojnë metabolite të drogave të caktuara në jargët, urinën dhe gjakun tuaj.

Metabolitet janë molekula të cilat shfaqen si rezultat i zbërthimit, domethënë të metabolizmit. Shembujt? Jeni fryrë pak, trupi ka përpunuar THC-në dhe tani ekzistojnë gjurmët e zbërthimit të tillë, të cilat quhen metabolite.

Kanabisi: 7 deri në 30 ditë në urinë, 90 ditë në flokë, 14 ditë në gjak.

Kokaina: 3 deri në 4 ditë në urinë, 90 ditë në flokë; një ose dy ditë në gjak.

Heroina: 3 deri në 4 ditë në urinë; 90 ditë në flokë; gjysmë dite në gjak.

LSD-ja: deri në 3 ditë në urinë; 3 ditë në flokë; më pak se 5 orë në gjak.

MDMA-ja: 3 deri në katër 4 ditë në urinë; 90 ditë në flokë; një apo dy ditë në gjak.

Metamfetamina: 3 deri në 6 ditë në urinë; 90 ditë në flokë; deri në tri ditë në gjak.

Article Logic
Execution time: 0.0017869472503662