INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa i dobishëm është limoni

Ja sa i dobishëm është limoni

Publikuar më: 17:39 28-03-2016

Limoni është burimi kryesor i vitaminës C. Ai mund të përdoret për të trajtuar sëmundje të veçanta, ose për t’ju ndihmuar në pastrimin e shtëpisë. Ja kush janë disa nga përfitimet që mund të merrni prej tij.

Uji i ngrohtë me limon:          
Përmirëson shëndetin e zorrës së trashë dhe është një lëndë ushqyese thelbësore e cila mban zorrën e trashë të shëndetshme, ndihmon gjithashtu tretjen e ushqimit. Ndalon rritjen e baktereve dhe infeksioneve. Trajton infeksionet në fyt. Ndihmon me rritjen e sistemit imunitar. Është provuar shkencërisht se lëngu i limonit lufton infeksionet e mundshme për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C dhe aftësisë së tij për të forcuar qelizat e dobësuara gjatë një infeksioni.

Uji i ftohtë me limon:
Ndikon pozitivisht tek njerëzit me hipertension. Vepron si agjent anti­inflamator, duke lehtësuar dhimbjet. Trajton infeksionet e traktit urinar, duke vepruar si diuretik. Ai funksionon si gargarë natyrore për shkak të aftësisë për të vrarë bakteret që shkaktojnë erë duke lënë aromë të freskët.

Mund të eliminoni zbokthin nga masazhimi i 2 lugë lëng limoni në lëkurën e kokës dhe më pas e shpëlani me ujë. Mund të lehtësoni dhimbjet e dhëmbëve nga masazhi i mishrave të dhëmbëve. Prisni disa limona në gjysmë dhe vendosini nëpër dhomë. Kjo është një mënyrë e mirë për të larguar toksina nga ajri.

Para se të lani rrobat e bardha, përzieni lëng limoni me sode buke dhe lerini rrobat me këtë përzierje për rreth gjysmë ore. Kjo metodë është një zëvendësim i mirë natyror për t’i zbardhur ato.

Article Logic
Execution time: 0.0032088756561279