INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa i kushtoi propozimi për martesë Gareth Bale [FOTO]

Ja sa i kushtoi propozimi për martesë Gareth Bale [FOTO]

Publikuar më: 12:42 01-08-2016

Gareth Bale, pasi ka ngritur në qiell trofeun e Champions League me Real Madrid dhe pasi ka udhëhequr Uellsin deri në gjysmëfinalet e Europianit, duhet të ketë menduar se ky ishte viti i duhur për të vendosur qershinë mbi tortë. Në fakt, ylli i “Los Blancos” ka marrë me qera ishullin e Tagomago, afër Ibiza-s, për të kaluar pushimet me familjen e tij, por mbi të gjitha për t’i bërë një surprizë të paharrueshme të fejuarës së tij Emma Rhys-Jones, me të cilën ka dy fëmijë dhe së cilës i ka kërkuar dorën pas datëlindjes së tij të 27-të.

Një ide romantike, pa dyshim, por sigurisht që nuk është brenda mundësive të të gjithëve sepse për të pasur në dispozicion një ishull vetëm për vete për një javë të tërë Bale ka shpenzuar 450 mijë euro. Mbrëmja perfekte është kapur në një fotografi që është postuar në Instagram, të cilën Bale e ka përdorur për t’i dhënë të gjithëve lajmin e mirë. Çfarë nuk bëhet për dashuri.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602