Dasma e tyre ishte ndër më të përfolurat së fundmi. Orinda dhe Turi e finalizuan dashurinë e tyre 10 vjeçare në martesë.
Një martesë që u përfol për shumë detaje dhe njëri ndër ta është edhe shuma e shpenzuar për ceremoninë. Këtë kuriozitet e ka shuar drejtuesi i “Geraldina Sposa”, Armand Peza ka folur në studion e “Lart e Poshtë” për të gjitha detajet e dasmës, përfshirë edhe koston e saj.
“Është një rregull i pashkruar: vajzat shpenzojnë 3 rroga mujore për një veshje nusërie dhe për dekorin e një feste shpenzohen deri në 10 rroga mujore. Jemi shumë larg kësaj vlere, sadoqoftë rroga e Turit dhe Orindës njëkohësisht. Sado të duket glamour kjo festë, nuk është se ka kushtuar aq sa mendohet që ka kushtuar”, – është shprehur Preza.