Në datën 29 qershor, Afërdita Dreshaj u martua me partnerin e saj, Jakub Kindl në një dasmë që bëri zhurmë. Të nesërmen, nusja shqiptare u surprizua nga bashkëshorti çek me një biletë për muajin e mjaltit. Ata janë nisur drejt St. Lucia një nga ishujt më të bukur në botë, në brigjet e Karaibeve. Ai rezulton të jetë një ndër komplekset më luksoze dhe më romantikët në ishullin në fjalë. Quhet ‘Jade Mountain’ dhe përveçse ofron pamje të mrekullueshme nga bukuritë natyrore të ishullit, në të ndërthuret luksi dhe rehatia. Një natë në resortin luksoz kushton mbi 2000 dollarë. Dhomat kanë xhakuzi dhe pishinë të brendshme për të mos përmendur rehatinë në mobilim. Afërdita është padyshim një vajzë me fat!