UEFA ka ndarë vlërën monetare që do të marrin ekipet kombëtare pjesëmarrëse në Euro 2016. Shuma që do të ndajnë mes skuadrave pjesëmarrëse do të jetë 301 milionë euro.
Sipas të dhënave të publikuara nga UEFA, kombëtarja fituese e Euro 2016 do shpërblehet me 8 milionë euro dhe çdo fitore do të vlerësohet me një milion euro. Ndërsa barazimi me 500 mijë euro.
Kalimi në raundin e dytë shpërblehet me 1.5 milionë euro, në çerekfinale me 2,5 milionë euro dhe gjysmëfinalistët do të marrin nga 4 milionë euro.
Euro 2016 në Francë nis më 10 qershor, kur për herë të parë pjesëmarrëse do të jetë edhe Kombëtarja e Shqipërisë.