INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa shpesh duhen ndërruar çarçafët

Ja sa shpesh duhen ndërruar çarçafët

Publikuar më: 10:43 21-06-2016

Kërpudha, baktere djersë, janë këto disa nga elementet që shfaqen në çarçaf, nëse ato i ndërrojmë rrallë. Ky fakt konfirmohet nga, Philip Tierno i New York University School of Medicine. Siç raporton “Metro”, bazuar në një studim të kryer, çarçafët duhet të ndërrohen së paku një herë në javë.

Në rast të kundërt, rrezikojmë të flemë mbi një “mal me ndotje” të prodhuara nga çdo lloj sekrecioni trupit. Nëse çarçafët nuk ndërrohen rregullisht, në krevat shkarkohen çdo vit rreth 100 litra djersë, si dhe ndotje të ndryshme.

Për të shmangur alergjitë Tierno, këshillon që të lahen çarçafët çdo shtatë ditë, pasi në të kundërt sekrecionet e akumuluara pas dy javësh nisin të theksohen dhe kthehen problematike.

Article Logic
Execution time: 0.0034301280975342