Kryesojmë listën e azilkërkuesve në Europë, 2015-2016 ishte periudha kur shqiptarët kërkonin me ngulm të largoheshin nga Shqipëria.
Shifra shumë të larta azilkërkuesish janë publikuar nga Qendra Kërkimore Amerikane “ Pew Research Center”. Ky raport konstatoi se 1.1 milionë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet Europiane, kryesisht në Gjermani. Ky raport i bërë është bazuar gjithashtu edhe në të dhënat qeveritare si dhe në ato të EUROSTAT-it.
Sipas të dhënave zyrtare kërkesa për azil deri tani u është pranuar vetëm 40% të aplikantëve, 3% janë kthyer në vendet e origjinës ndërsa dhe 52% janë në pritje.