Universiteti i Tiranës ka publikuar kuotat e pranimit të fakulteteve për ciklin e ri universitar. Në total do të pranohen 5128 studentë të rinj. Numrin më të lartë e ka përcaktuar Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe ai Ekonomik.
Fakulteti i Drejtësisë do të pranojë 660 studentë të rinj, Fakulteti i Ekonomisë 1178 studentë, Fakulteti Histori-Filologjisë 630, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 830 studentë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës 1268 studentë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale 620. Bashkë me kuotat senati i këtij Universiteti ka miratuar edhe kriteret e pranimi, ku 50% e përbën mesatarja dhe 50% nota e grup lëndëve që ka miratuar secili fakultet.
Pra Universiteti i Tiranës ka përcaktuar dy mesatare për përzgjedhjen e studentëve, ku më kryesorja është mesatarja e përgjithshme. Tek mesatarja e grup-lëndëve llogaritet nota e secilës lëndë.