Huliganizmi dhe përleshjet kanë qenë një ndër problemet më të mëdha të këtij Evropiani.
Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Bernard Cazeneuve, ka zbuluar edhe numrin e tifozëve që janë arrestuar për shkak të dhunës dhe gjesteve antisportive.
"557 persona janë arrestuar gjatë Euro 2016. Për disa prej tyre janë dhënë edhe dënime me burg”, tha ministri francez. Ndër përleshjet më të dhunshme të ‘Euro 2016’-s, mund të veçohet ajo mes huliganëve rusë dhe atyre anglezë, që rrezikoi përjashtimin e dy ekipeve nga kompeticioni.
UEFA ka dhënë ndëshkimin e parë mbi rastet në fjalë, duke dënuar me 100 mijë euro Kroacinë.