INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri në bazë të akuzave të Prokurorisë

Ja sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri në bazë të akuzave të Prokurorisë

Publikuar më: 14:35 19-10-2017

Dy akuzat e vendosura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin janë “Trafikim I lëndëve narkotike” dhe “Korrupsion pasiv I zyrtarëve të lartë shtetërorë”.


Janë pikërisht nenet 260 dhe 283 të Kodit Penal të cilët parashikojnë dënimin me burg për dy veprat penale për të cilat akuzohet ish-ministri I Brendshëm.


Akuza e parë për trafikim droge sipas nenit 283 të Kodit Penal parashikon dënimin nga 7 deri në 15 vite burg, kurse përsa i përket akuzës së dytë, Korrupsion pasiv i funksionarëve shtetërorë neni 260 i Kodit Penal parashikon dënim nga 4 deri në 12 vite burg.

 

 

 

neni_283.jpg

 

neni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596