Nëse ke 20 vite në muzikë si 2po2-shi dhe akoma pëlqehesh, do të thotë që fansat vërtet e duan atë që bën.
Aq shumë sa edhe në kushte jo të zakonshme, ata kapërcejnë cdo pengesë vetëm për të qenë të pranishëm në koncertin tënd. Ky ka qenë një ndër rastet që e ka prekur së tepërmi rreperin nga Kosova. Një djalosh me aftësi të kufizuara, nuk e ka penguar fakti që ndodhej në një karrocë me rrota për të qenë në Rinora 4, aty ku do të këndonte reperi i tij i preferuar. Ai kishte udhëtuar me vëllain, më shumë se 150 km me makinë, vetëm që të mbërrinte në kohën e duhur për mbrëmjen muzikore të 2po2-shit në Zvicër. Një veprim që sigurisht e ka impresionuar këngëtarin dhe e ka motivuar për të qenë akoma më pranë publikut dhe fansave me këngë të reja në të ardhmen.