INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja se çfarë i bashkon njerëzit me sy bojëqielli

Ja se çfarë i bashkon njerëzit me sy bojëqielli

Publikuar më: 14:30 24-05-2016

Nëse keni qenë kureshtarë të dinit pse edhe njerëzit e tjerë kanë sy të kaltër si ju, kjo është për shkak se ju ndani një mutacion në gjen që nga Koha e Gurit.

Shkencëtarët kanë rënë në përfundim se njeriu i parë që besohet se kishte sy të kaltër jetoi rreth 7,000 vjet më parë. Shkencëtarët e bënë këtë zbulim pasi zbuluan mbetjet e këtij njeriu në një shpellë në Spanjë.

Disa teste më vonë treguan se ky njeri kishte edhe gjene të lëkurës së zezë, që gjenden tek njerëzit në Afrikë, por ai kishte lidhje më shumë me skandinavët modern dhe evropianët e tjerë.

Shkencëtarët më pas zbulimin e tyre e publikuan në gazetën Natyra, duke treguar për segmentet e ADN-së të nxjerra nga dhëmbët e këtij njeriu.

“Befasia më e madhe ishte të zbulonim se ky njeri kishte versione të gjeneve afrikane dhe të evropianëve aktual, që do të thotë se ai kishte lëkurë të zezë por sy të kaltër”, tha Carles Laluzea për Institutin e Biologjisë Evolucionare në Barcelonë kur studimi u publikua më 2014.

“Ngjyra e kaltër e syve tek njerëzit modern erdhi si pasojë e mutacionit të njëjtë të gjenit të quajtur HERC2. Nëse e keni këtë mutacion në të dyja kopjet e kromozomit, atëherë ju do të keni sy të kaltër sigurt. Ky ishte rasti me këtë njeri, i cili është personi më i vjetër që besohet të ketë pasur sy të kaltër”, tha ai.

Kështu, njerëzit me sy të kaltër e kanë të përbashkët këtë mutacion të veçantë gjenetik, i cili bëri që sytë e tyre të merrnin ngjyrë të kaltër.

Article Logic
Execution time: 0.002155065536499