INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja se çfarë i ka thënë Harry, Meghanit në momentin e parë që e pa me fustan të bardhë [FOTO]

Ja se çfarë i ka thënë Harry, Meghanit në momentin e parë që e pa me fustan të bardhë [FOTO]

Publikuar më: 14:52 19-05-2018

 

Një nga momentet tona më të preferuara në ceremoninë e dasmës mbretërore ishte padyshim kur Meghan Markle po ecte drejt altarit. Të gjithë ishim sy e veshë se si do të reagonte Princi Harry kur të shihte gruan e tij të ardhshme me fustan të bardhë. Padyshim që të dyve iu shkëlqyen sytë.
Ajo që vumë re gjithashtu është se ata shkëmbyen disa fjalë dhe ne jemi shumë kuriozë të dimë se çfarë i kanë thënë njëri-tjetrit. Fatmirësisht për këtë na erdhi në ndihmë lexuesi profesionit i buzëve James Freeston.


Sipas tij, në fillim Harry i drejtohet babait të tij duke e falenderuar. “Faleminderit babi”, i ka thënë ai. (Nuk duhet të harrojmë detajin që ishte i ati i princit që e shoqëroi Meghanin drejt altarit).
Pastaj, Princi Harry i thotë Meghanit: "A je mirë? Dukesh e mrekullueshme!".


Ndërsa Meghan në përgjigje të komplimentit të burrit të saj u përgjigj, "Faleminderit”.


Sa të ëmbël janë që të dy!

nintchdbpict0004074356632.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125