INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja se çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani bajame çdo ditë

Ja se çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani bajame çdo ditë

Publikuar më: 11:30 21-01-2019

Bajamet i bëjnë mirë trurit

Me siguri gjatë universitetit ju kanë thënë që të hani bajame kur keni qënë në sezon provimesh.

Bajamet këshillohen pasi ato ndikojnë në rritjen e kapacitetit të trurit si dhe në përmirësimin e aftësisë njohëse të trurit. Nga ana tjetër ato ndikojnë në reduktimin e inflamacionit të trurit, kështu që mund të parandalojnë Alzhaimerin.

I bëjnë mirë lëkurës

Kush nuk do të dëshironte që të kishte një lëkurë të pastër pa harxhuar një pasuri të tërë për kremra të shtrenjta? Bajamet përmbajnë Vitaminë E, kjo e fundit zhduk pothuajse çdo shenjë të plakjes dhe ushqen lëkurën duke e bërë të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Përtej kësaj ato përmbajnë vaj, i cili ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në hidratimin e lëkurës.

Ndihmojnë në humbjen e peshës

Bajamet përmbajnë yndyrna të cilat ndihmojne në përmbushjen e ndjesisë së ngopjes,kështu që gjatë ditës ju do të hani më pak. Gjithashtu,ato janë shumë të pasura me fibra, këto të fundit veç ndjesisë së ngopjes,ndihmojnë edhe në përshpejtimin e metabolizmit.

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271