INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja se kur do të martohet Çiljeta Xhilaga…

Ja se kur do të martohet Çiljeta Xhilaga…

Publikuar më: 17:40 13-02-2016

Këtë herë e ftuar në Life Stories nga Arjola Shehu, në emisionin IN Life ka qenë Çiljeta Xhilaga, e cila ka rrëfyer shumë në lidhje më të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj. 

E sigurisht çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishte jeta private e artistes. Përveç se rrefeu marrëdhënien e saj të ngushtë me Fernandon, për te cilin deklaroi se do të dëshironte që kur të rritej të bëhej sportist, Çili ndau pak edhe nga marrëdhenia me partnerin e saj, Kris. Ndërkohë që Arjola e pyeti nëse një ditë do të vendoste të bëhej pak më tradicionale dhe të martohej, këngëtarja u përgjigj se martesa nuk i ka kaluar ndonjëherë në mendje. “Gjërat kanë ndodhur shumë shpejt. Brenda shumë pak muajve lidhje, ne me dëshirë vendosëm të bëjmë dhe një fëmijë, pa menduar për të lidhur kurorë”, është shprehur këngëtarja, e cila deklaroi se partnerët e huaj nuk janë si shqiptarët, pasi ata janë pak më modernë në mendësi.

Sa i përket planeve në muzikë, 31 vjeçarja ka thënë se shumë shpejt do të sjellë një klip të ri, një këngë ritmike, që pse jo mund të bëjë pjesë në albumin e saj të ri, ku do të përfshihen hitet ndër vite të Çiljetës!

Videon e plotë e gjeni në kanalin IN Tv Albania në Youtube, nën emrin Life Stories- Çiljeta Xhilaga

Article Logic
Execution time: 0.0038101673126221