Çiljeta ka qenë njëra nga personazhet që do të startonin edhe puntatën e parë të sezonit të ri të emisonit “Thumb”, por si duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duket.
Këngëtaren me siguri e kanë acaruar pyetjet thumbuese të dy gazetareve Aulona dhe Fatma të cilën e kanë bërë që jo vetëm të mos përgjigjet por edhe të lërë intervistën në mes dhe të largohet nga studio. Çiljeta ende nuk ka bërë një reagim për këtë, por të kontaktuara nga prive , Aulona dhe Fatma janë shprehur se do ta transmetojë të gjithë skenën ditën e shtunë në orën 18:00, për të treguar se asgjë nuk ka qenë tendencioze. Megjithatë ende nuk dihet nëse kjo skenë ishte e vërtetë apo një mënyrë e vajzave për të tërhequr audiencën me sezonin e ri të “Thumb”.