INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja se si ndikon lindja e femijëve tek jeta intime e prindërve

Ja se si ndikon lindja e femijëve tek jeta intime e prindërve

Publikuar më: 13:17 06-08-2018

Kur një çift bëhet me fëmijë përgjegjësia e tyre rritet. Shumë gjëra që mund të jenë normale për ta nuk duhen praë nga fëmija. Sigurisht që marëdhëniet seksuale janë ndër to.

Një studim i fundit ka bërë një analizë të asaj që prindërit përjetojnë pas lindjes së fëmijëve dhe se si ndryshon jeta e tyre seksuale pas ndodhisë më të lumtur për ta.

Mbase prisnit që përgjigjia e tyre të ishte që gjërat bëhen të mërzitshme, por ja që nuk ndodh kështu. 95% e prindërve të rinj raportojnë që ata janë më të lumtur dhe marëdhëniet e tyre janë më të rralla, por ama më argëtuese se më parë.

Sigurisht që me rritjen e përgjegjësive prindërit duhet që të marrin masa që fëmijët të mos shikojnë apo kuptojnë se çfarë ata po bëjnë. Studimi doli në përfundimin që 1% e të anketuarve janë krejt të pakujdesshëm dhe i ka ndodhur që fëmija t'iu hyjë në dhomë gjatë aktit. 99%, pra të gjithë ata që janë normalë dhe mendojnë si duhet marrin masa.

Masat janë të shumta. Disa nga të intervistuarit vënë herët në gjumë fëmijën, disa e hutojnë me lojra elektronike, disa i besojnë sigurisë së dushit apo masa më ekstreme është që të çojnë të vegjëlit e vet për të fjetur tek ndonjë shok.

Mesa duket prindërit kanë më shumë përgjegjësi, por ama qejfi nuk mbaroka për ta.

check_mate.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0050091743469238