INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja se si rrjetet sociale po i vrasin marrëdhëniet

Ja se si rrjetet sociale po i vrasin marrëdhëniet

Publikuar më: 11:50 25-08-2016

Rrjetet sociale janë një arsye shumë e fortë ndarjesh për shumë çifte dhe gjithashtu e bëjnë ndarjen edhe më të dhimbshme pasi gjithçka bëhet në formë publike.

Ja 8 arsye pse duhet të lini pas rrjetet sociale përpara se të shkatërroni lidhjen tuaj.

  1. Të bëjnë të mos kalosh kohë cilësore më partnerin. Ai vjen t’ju përqafojë dhe ju jeni shumë të zënë duke parë “filanin” në Snap Chat.
  2. Ndiqni gjithë kohës njëri tjetrin në Instagram për të parë Like-t dhe komentet. Xhelozia vuuu…
  3. E ndan lidhjen me gjithë botën. Ndonjëherë disa gjëra është mirë t’i mbani për vete. Jo për gjë po filloni ankoheni për thashetheme pastaj…
  4. Bëheni të sëmurë për vëmendje. Një Like më pak do të thotë shumë…
  5. Tinder!!! Aplikacioni i cili të bën të gjesh të dashur me një rrëshqitje gishti. Kjo ju bën të mos keni dëshirë të zgjidhni problemet tuaja në çift pasi tundimi për të gjetur një më të mirë është shumë i madh.
  6. Krahasoni lidhjen tuaj me atë të të tjerëve. “Uaa shiko ku e ka çuar “ai” “atë”, ti mua s’më paguan as kafen!”
  7. Ju bëjnë konfuzë! Fakti që atij i bëri “like” ish-i, nuk do të thotë që ata vazhdojnë lidhjen apo janë ende të dashuruar. Por pavarësisht kësaj, shumë njerëz janë ende të lidhur me të kaluarën e tyre si pasojë e rrjeteve sociale dhe kjo nuk është e shëndetshme.
  8. Fokusoheni tek jeta e të tjerëve më tepër sesa tëk jeta juaj. Keni filluar të jetoni përmes foto të pushimeve të të tjerëve dhe problemeve që ata ndajnë në Instagram. Sa e trishtueshme?! Çohuni nga krevati, futni telefonin në xhep, jepini dashuri të dashurit pa qenë e nevojshme për ta kapur këtë moment në foto dhe shijoni momentet e bukura së bashku. Do të ndiheni më të lumtur!

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879