INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sekreti i rritjes së një fëmije që thotë gjithmonë të vërtetën

Ja sekreti i rritjes së një fëmije që thotë gjithmonë të vërtetën

Publikuar më: 12:08 17-01-2017

Kur fëmija juaj bën diçka të gabuar, ju reagoni instiktivisht duke humbur kontrollin.

Megjithatë të inatoseni nuk do ju sjellë ndonjë të mirë. Fëmijët kanë më shumë gjasa të thonë të vërtetën kur presin që prindërit të reagojnë pozitivisht, edhe kur e dinë që do ndëshkohen. Të kuptoni sesi fëmijët e perceptiojnë gënjeshtrën dhe të vërtetën mund të japë një shtysë për të kuptuar sjelljen e tyre. Sipas studiuesve të Universitetit McGill, fëmijët gënjejnë pasi presin që prindërit t’iu kthehen me inat dhe sigurisht, ata nuk e mirëpresin këtë gjë.

Si një prind që jeni, ju nuk do të gëzoheni aspak për çfarë fëmija juaj ka bërë, por nëse doni që ai të thotë të vërtetën, komunikimi është gjithmonë çelësi. Nëse iu tregoni sesa mirë ndiheni kur ata të thonë të vërtetën, dijeni që nuk do ju gënjejnë asnjëherë…

Article Logic
Execution time: 0.0023689270019531