INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sëmundjet që parandalon ulliri

Ja sëmundjet që parandalon ulliri

Publikuar më: 08:28 03-06-2016

Ushqimet që na ndihmojnë për një shëndet më të mirë, e një prej tyre është dhe ulliri. Nga studime të ndryshme thuhet se ullinjtë janë një nga ushqimet më të shëndetshme. Ata janë të pasur me yndyrna të shëndetshme, me vitamina dhe minerale të domosdoshme për funksionimin normal të trupit.
Por cilat janë përfitimet në rast se ne konsumojmë ullinj çdo ditë?
Janë shumë thonë studiuesit, ndërsa ata i kanë listuar në këtë mënyrë përfitimet.
• Rregullojnë nivelet e larta të kolesterolit
• Ulin tensionin e lartë të gjakut
• Janë burim i pasur me fibra
• Janë të pasura me vitaminë E
• Janë antioksidantë të fuqishëm
• Ulin rrezikun e sëmundjeve të caktuara si Alzheimer, tumoreve beninje dhe malinje etj
• Parandalojnë koagulimin e gjakut
• Mbrojnë membranat qelizore
• Rrisin fertilitetin dhe përmirësojnë sistemin e përgjithshëm riprodhues
• Janë të shkëlqyer kundër anemisë
• Forcojnë sistemin imunitar
• Janë të pasura me minerale si magnez, hekur, fosfor, jod etj
• Furnizojnë trupin me vitamina dhe aminoacide të ndryshme
• Përmbajnë acid oleik, i cili është i domosdoshëm për shëndetin e zemrës
• Përmbajnë polipenolis, kompleks kimik natyral i cili zvogëlon nivelin e stresit dhe përmirëson kujtesën deri në 25%
• Një filxhan ullinj përmban deri në 4.4 mg hekur.
• Ndihmojnë trupin të prodhojë adiponectinë, kompleks i cili redukton yndyrnat e këqija deri në 5 orë pas konsumimit.

Article Logic
Execution time: 0.0022380352020264