Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin francez Emmanuel Macron.
Në një video të postuar në Facebook, Rama tregon momentin e pritjes nga Macron në Pallatin Elysée.
Takimi mes tyre vjen pak ditë përpara se Këshilli i Europës të japë qëndrimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Franca është një nga skeptikët për zgjerimin e BE, dhe Rama do t’i kërkojë Macron votën pro për Shqipërinë.