Në readaksinë e ReportIN ka mbërritur një video që denoncon faktin sesi po hiqen pa shumë bujë palmat e autostradës Tiranë-Durrës nga punëtorët. Ato po shkulen dhe po vendosen në makina për t’u transportuar në pas, nuk dihet se ku. Punimet për zgjerimin e autostradës kanë nisur ndërkohë që edhe palmat, tenderi për blerjen e të cilave i kushtojë shtetit shqiptar 600 mijë dollarë, po hiqen pa shumë bujë. Palmat ishin dëmtuar nga i ftohti dhe shkulja e tyre ishte vendosur më herët nga qeveria. Ato u blenë edhe pse në kohnë e vendosjes së tyre ekspertët paralajmëruan se vendosja e tyre në këtë aks rrugor ishte diçka e dështuar. Ky ishte fati i palmave të mbjella në autostradën Tiranë-Durrës, i destinuar qysh dy vite më parë kur ato u vendosën.