Nuk e ka aspak problem të pastrojë ‘katrahurën’ që shkaktoi vetë. Ndonëse kryeministër, ai ka marë shkopin dhe ka pastruar kafen që derdhi në momentin që po hynte në selinë e parlamentit. Kryeminstri holandez Mark Rutte ka rritur të rrëmbejë sërish vëmendjen e publikut dhe mediave me gjestin që bëri, i cili është përshëndetur dhe vlerësuar nga sanitarët. Nën sytë vigjilentë të shumë dëshmitarëve, përfshirë edhe atyre të përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Alexander Pechtold, kreu i qeverisë mori një kovë dhe një leckë për të larë dyshemenë si dhe një leckë për të fshirë disa njolla në objektin ku bëhet kontrolli.
Përdoruesit e mediave sociale janë habitur nga veprimi i Rutte, duke e konsideruar atë si një “shembull të udhëheqjes së përulur”.Në tetor të vitit 2017, kryeministri holandez Mark Rutte u bë një legjendë e gjallë, teksa ai udhëtoi me biçikletë drejt Pallatit Mbretëror për të takuar mbretin Willem-Alexander të Holandës.