Pep Guardiola do të jetë trajneri i Manchester City në 3 sezonet e ardhshme. Skuadra angleze zyrtarizoi nënshkrimin e kontratës 3-vjeçare me trajnerin katalanas, por pa dhënë asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë kontratë. Është media gjermane ajo që i zbuloi të dhënat që kanë të bëjnë me përfitimet financiare të Guardiolës. Sipas 'Bild', trajneri 45-vjeçar do të përfitojë plot 25 milionë Euro në sezon, që e bën atë trajnerin më të paguar në botë. Ndërkaq, caktimi i Guardiolës në pankinën e Manchester City ka bërë që të shfaqen zërat e para në lidhje me kërkesat e trajnerit spanjoll për merkaton e transferimeve.
Sipas tabloidit britanik 'The Sun', Guardiola ka shfaqur dëshirën për të sjellë në Etihad Stadium, Robert Levandovskin, duke hyrë në një garë të fortë me Realin e Madridit dhe Manchester United që janë vënë në ndjekje të sulmuesit polak të Bajernit të Mynihut.