INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja shuma me të cilën princi Saudit përpiqet të joshë Kanye West për një natë me gruan e tij Kim.K [FOTO]

Ja shuma me të cilën princi Saudit përpiqet të joshë Kanye West për një natë me gruan e tij Kim.K [FOTO]

Publikuar më: 13:12 07-06-2016

Të kesh një ndër femrat më seksi në krah, do të thotë  të jesh gjithë kohës vigjilent ndaj vëmëndjes së meshkujve të tjerë ndaj saj.

Por ka edhe  nga ata që guxojnë  ta thonë në sy komplimentin për gruan...ose më saktë ofertën për të,  siç ka ndodhur me Kanye West. Një princ  Saudit i ka ofruar atij plot 10 milionë dollarë që të kalojë një natë me gruan e tij,  Kim Kardashian. Kjo ofertë erdhi menjëherë pasi reperi kishte bërë të ditur përmes Twitter se kishte borxh 53 milionë dollarë dhe i kishte kërkuar ndihmë Mark Zuckenberg-ut që t’i  huazonte një miliardë dollarë.

Por ndihma i është ofruar pikërisht nga princi Mohammad Salman Al Saud, ministër i Mbrojtjes në Arabinë Saudite.   “Nuk më intereson as muzika e tij, as koleksioni i tij i modës. Por, gruaja e tij është një thesar i çmueshëm. Do të paguaja 10 e më shumë miliona dollarë që ta kaloja një natë me të”, citohet të ketë thënë princi.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105