Lajmi që show man-i i njohur, Ermal Mamaqi la Digitalb për të shkuar në Klan përkundrejt një kontrate financiare më të mirë, u përcoll me bujë të madhe në media.
Vetë show man-i nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me projektin e tij të ri në TV Klan i cili do të jetë i ngjashëm me atë në Digitalb “6 ditë pa Ermalin”, por me një emër tjetër. Ndërkohë, në Klan kanë filluar punët për të realizuar studion ku moderatori do të presë të ftuarit e tij. Në Instagramin e tij, Mamaqi ka postuar një foto ku tregohet realizimi në kompjuter i studios së tij. Projektin e studios e ka marrë përsipër i mirënjohuri Gaetano Castelli i cili ka realizuar me sukses edhe shumë projekte të tjera televizive në Klan, kryesisht ato që mbajnë vulën e Ardit Gjebresë. Show televiziv i Ermal Mamaqit do të fillojë transmetimet në sezonin e ri televiziv dhe do të jetë në prime time.