Besojmë e keni vënë re që Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana ka filluar të jetë më shumë aktiv në rrjetet sociale kohët e fundit.
Por jo vetëm kaq... . Kemi parë gjithashtu që Lorikut ka filluar t’i pëlqejë shumë edhe muzika dhe veçanërisht grupi Etnon. Kjo vërehet edhe në këtë video disa sekondëshe të postuar në Instagram ku Cana shfaq një tjetër talent, këndimin. Nga kënga e fundit e Etnon “Turn me on” duket se kjo është edhe pjesa e tekstit të cilën Loriku e ka mësuar përmendësh. Madje ai ka përvetësuar më së miri edhe këngën “Skifterat” dhe këtë na e tregon përmes një videoje në Snapchat-in e tij. Me siguri kjo e fundit ka ngjallur zilinë edhe të vetë autorit të këngës, Bes Kallakut. Gjithsesi, na pëlqen Loriku në këtë version.