INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si do të ishte jeta e Arminës nëse nuk do të njihte Shkëlzenin

Ja si do të ishte jeta e Arminës nëse nuk do të njihte Shkëlzenin

Publikuar më: 21:29 19-07-2022

Si do të ishte jeta e Arminës nëse nuk do ta kishte njohur Shkëlzen Berishën? Kjo është pyetja që mori sot blogerja nga një ndjekës dhe ajo ngurroi të përgjigjej.

Armina tregoi se para se të njihte Shkëlzenin kishte dëshirë të bënte një master jashtë shtetit në Londër ose Milano.

“Mendoj qe do kisha studiuar jashtë për master, diçka e lidhur me modën ose filmin, pasi në atë periudhë punoja në një revistë mode dhe më ishte kthyer në pasion. Planet e mia ishin London ose Milan sepse gjatë kohës së Miss World pata edhe oferta të punoja në këto vende për fotomodele, por nuk ishte ajo gjë që doja të bëja në jetë. Ndihem shumë me fat që e kam njohur dhe sërish punoj në modë dhe tv. Nuk ka gjë më të bukur se sa kur gjen balancë mes dashurisë dhe karrierës. Tani masteri mbeti në plan të dytë për modë, por do e bëj së shpejti”, tha Armina.

 -640-0-450-1658151204.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438