INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si do të jetë modeli i ri i iPhone

Ja si do të jetë modeli i ri i iPhone

Publikuar më: 10:32 30-03-2016

Modeli më i ri i smartfonit të iPhone do të jetë shumë i ndryshëm nga modelet e mëparshme.

Analisti i Sigurisë së KGI, Ming-Chi Kuo, i cili nuk gabon me publikimet e tij për Apple, ka shkruar një analizë ku thotë se Apple do të nxjerrë iPhone që do të jetë krejtësisht inovativ sidomos në pamje. Por kjo sipas tij nuk do të ndodhë pa përfunduar viti 2017. Shanset janë që të dalë në mars 2018 ose muajin shtator.

iPhone 7 do të jetë i lakuar para dhe pas, do të ketë ushqyes wireless, si dhe një ekran më të madh për modelin iPhone 7 “Plus”.

Analiza e Kuo, u botua në Apple Insider dhe u citua në të gjitha revistat teknologjike dhe po konsiderohet si një lajm i shumëpritur.

Në detajet e tjera, analisti Ming-Chi Kuo konstaton edhe se iPhone i ri do të kthehet tek i njëjti material që është përdorur tek iPhone 4 dhe iPhone 4S në pjesën e përparme dhe të pasme të telefonit.

Rikthimi te xhami do ta bëjë iPhone më të shndritshëm se paraardhësi i saj prej alumini, iPhone 6S.

Ushqimi me wireless

Teksa iPhone bëhet më i hollë, Apple gradualisht pritet të heqë portat e ushqimit. iPhone 7 flitet se do të jetë pa pjesën e kufjeve.

iPhone 7 apo 7S?

Sipas Kuos telefoni i ri nuk publikohet para 2017 dhe do të ketë emrin iPhone 7S dhe jo iPhone 7. Por tipikisht Apple i rifreskon linjat e saj të telefonëve njëherë në dy vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0038368701934814