Sipas metereologëve java e fundit e vitit 2016 do të donimohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat në veri dhe verilindje do të shoqërohen me reshje të pakta dëbore. Metereologët parashikojnë që temperaturat në të gjithë vendin do të jenë nën 0, por nuk do të ketë reshje shiu. I ftohti siberian pritet të vijë nga e mërkura. Që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të vitit duke përfshirë edhe natën e Vitit të Ri do të jemi në ndikimin e motit të kthjellet por të ftohtë. Pra, nëse e keni në plan të festoni jashtë natën e Vitit të Ri, sigurohuni që të visheni mirë.