Fundi i gushtit dhe shtatorit kanë bërë që të nxjerrim nga dollapet rrobat e trasha ku përveç se nuk kanë munguar rreshjet e shiut, në mëngjes dhe në mbrëmje temperaturat kanë qenë të freskëta.
Mirëpo sipas meteoalb, ditën e nesërme, temperaturat do të pësojnë rrritje në disa zona ndërsa pasditja do të jetë me kthjellime.
Të enjten territori mbetet me kthjellime deri në mesditë kur vranësira kalimtare shfaqen në zonat veriore - verilindore. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve me vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit ndërsa me vranësira të dukshme mbeten zonat veriore – verilindore.
Era do fryjë mesatare deri e fortë pas mesditës, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgë 2 - 3 ballë. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 31°C.